Home Lajme nga Rajoni 18 vjeçarja shqiptare u çua në urgjencë pa shenja jete, policia: U soll nga dy meshkuj, u larguan menjëherë në drejtim të paditur, kemi arrestuar njërin

18 vjeçarja shqiptare u çua në urgjencë pa shenja jete, policia: U soll nga dy meshkuj, u larguan menjëherë në drejtim të paditur, kemi arrestuar njërin

nga Parler Albania

Një 32-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë dy të dyshuarit kryesor për vdekjen e M.O, 18-vjeçare, që u dërgua pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nën pranga ka përfunduar A.S, mashkull kosovar, i moshës 32-vjeçare që është intervistuar nga policia, e me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Megjithatë, në kërkim mbetet ende D.K, 29-vjeçar.

“Policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti, sipas njoftimit të policisë ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:08 minuta, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

Dy të dyshuarit ndërkaq ikën në drejtim të panjohur.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, sot rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur”, thotë policia tutje.

Ju mund te pelqeni dhe