Home Lajme nga Rajoni 80 të helmuar në Prishtinë, të gjithë në spital, morën pjesë në një varrim, kanë këto simptoma: Të vjella, marrje mendsh, diarre…

80 të helmuar në Prishtinë, të gjithë në spital, morën pjesë në një varrim, kanë këto simptoma: Të vjella, marrje mendsh, diarre…

nga Parler Albania

Një tjetër helmim në masë ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës. Mediat vendase raportojnë së në spital kanë shkuar rreth 80 qytetarë me të vjella, marrje mendsh dhe diarre. Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të ushqimit, por nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar reaksionin në masë.

“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore,”-thuhet në media.

Fillimisht pacientët kryen testin anti-COVID pasi simptomat janë të ngjashme, por asnjë prej tyre nuk doli pozitiv, duke lënë helmimin të vetmen mundësi për ta.

Ju mund te pelqeni dhe