Në protestën e ditës së sotme, policia ka rrethuar selinë e PD-së me shiritin: “Vend ngjarje, mos kalo!”.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dalë në oborrin e selisë së PD-së dhe i ka kërkuar policisë që të lejojë mediat të futet brenda të pasqyrojnë pasojat e asaj proteste. Bardhi i ka kërkuar policisë që të lejojë mediat të futet brenda pasi do të japë deklaratë për shtyp.
“Edi Rama nuk i pengon dot mediat që të pasqyrojnë krimin që ka bërë Sali Berisha”, dëgjohet të thotë Bardhi.