Home aktualitet Ku ndodhet ‘’kërthiza e botës’’?!/ Në ‘’Identitet’’, Teqeja e Melanit

Ku ndodhet ‘’kërthiza e botës’’?!/ Në ‘’Identitet’’, Teqeja e Melanit

nga Parler Albania

Teqeja e Melanit – vendi i Zotit

Kësaj here, në ‘’Identitet’’, Aida Shtino ka sjellë një tjetër dokumentar, duke pasqyruar të vërtetat historike.

Përtej zhurmës së qytetit, përtej thashethemeve politike apo papunësisë që ka zënë rrënjë në Shqipëri, emisioni ‘’Identitet’’ shpërngulet në një vend, ku gjen paqen me Zotin.

Në Melan.

Melani, një zonë e lashtë e qytetërimeve ilire. Sipas dëshmive historike është banuar nga fiset kaone.

Por, Shtino e sjell në një mënyrë më të rafinuar tërë historinë deri në rrënjë të identitetit.

Teksa, përshkruan rrugëtimin e saj deri në Melan, ndalon në Nepravishtë.

Në një rradhitje kronologjike jep dëshmi se si është ndryshuar emri në Nepravishtë.

Më tej, tregon historikun dhe bëmat e nepravishiotëve dhe sesi vrizi ishte burimi I ujit, ku ushtri të tëra ndalonin për t’u freskuar me ujin e freskët të vrizit.

Më tej, jep në detaje sesi dallohet kodra e Melanit.

Melani, një qytezë asteroide e Antigonesë. Ndryshe, nga historian apo arkeologë, emisioni ‘’Identitet’’ na zbulon për herë të parë sesi në hyrje të teqesë së Melanit, ngriheshin ca blloqe gurësh poligonalë dhe cikoplikë, me përmasa të stërmësha, të ngritura në atë majë kodre.

Duke gërmuar nëpër rrënojat e këtij qyteti antic, na zbulon se aty kanë jetur qytetërimi parabizantin, osman, ku ndryshe mund të njihej si Justianopolis ose Adrianopolis. Por, historia hesht më tej.

Më pas, shpalos energjinë e pashpjegueshme që të ofron mjedisi I teqesë së Melanit. Rruga paraqitet me qiparisa të lartë dhe teqeja bektashiane me oxhakun e ndezur duket sikur të fton në misticizmin e saj.

Me një delikatesë të kujdesshme na tregon tërë historikun e teqesë së Melanit, baballarët që sakrifikuan jetën e tyre jo vetëm për t’iu përkushtuar Zotit, por edhe për të mbrojtur muret e kësaj ndërtese. E për më tepër, sesi me shpenximet e tyre kanë investuar për ta mbajtur në formën e duhur.

Më tej, takimi me dervishin Xhejdi dhe baba Myrtezain na tregojnë sesi është të jesh pranë Zotit.

Ndër të tjera, në dokumentar, fjalë me peshë janë të baba Myrtezait, I cili shprehet, se: ‘’Trupi pastrohet me ujë, por shpirti me përkushtim ndaj Zotit’’.

Rituali I bektashizmit ruhet në mënyrë secrete, por ka ngjashëmri me fenë islame sepse ato falin 5 herë namaz dhe agjërojnë, bëjnë sadaka e elxojnë kuran.

Ndërkohë, teqeja e babait konsiderohet si shpëtim I sëmundjeve dhe I realizimi të dëshirave.

Bota mistike ndërthurret me magjiken dhe realen, duke u bërë ‘’një’’ për të ardhur në një formë krejt tjetër të mësuar më parë nga njerëzit.

Emisioni ‘’Identitet’’ sjell cdo të  premte, në Fax News, ora 20:30, dokumentar në thelb për të njohur të vërtetën historike, për të treguar të vërtetën e saj.

Albina Roshi/ ParlerAlbania.al

Ju mund te pelqeni dhe