Home aktualitet E përplas makina/Humb jetën në spitalin e Traumës

E përplas makina/Humb jetën në spitalin e Traumës

nga Parler Albania

47-vjeçari Mikel Marashi i cili u aksidentua mbrëmjen e së martës në autostradën Lezhë-Shkodër, ka ndërruar jetë.

Fax News ka mësuar se 47-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar.

Mikel Marashi po drejtonte motorin kur u përplas nga një makinë në këtë aks rrugor.

Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua fillimisht në Spitalin e Lezhës, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt kryeqytetit në Spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë.

Ju mund te pelqeni dhe