Home aktualitet Humb jetën një vajzë 3-vjeçare/ Bëhen me dije arsyet e vdekjes së saj

Humb jetën një vajzë 3-vjeçare/ Bëhen me dije arsyet e vdekjes së saj

nga Parler Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një vajze 3-vjeçare, e cila kishte shkuar në spital në gjendje të rënduar.

Burime bëjnë me dije për Fax News se fëmija ka mbërritur rreth mesnatës në urgjencën e pediatrisë së spitalit të Elbasanit.

Burime pranë spitalit të Elbasanit konfirmojnë se fëmija është paraqitur në spital me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.

Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Aktualisht pritet ekspertiza mjekoligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturës.

Paraprakisht dyshohet se fëmija vuante nga bronkopneunomia, dhe është kuruar në shtëpi për disa ditë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasja e mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ju mund te pelqeni dhe