Home aktualitet Kaosi nuk zgjidhet në Shqipëri/ Rradhë kilometrike për abone studenti, studentët në shi

Kaosi nuk zgjidhet në Shqipëri/ Rradhë kilometrike për abone studenti, studentët në shi

nga Parler Albania

Kaosi në Shqipëri duket, se nuk ka zgjidhje . Në secilin muaj has vështirësi në gjetjen e një copë vendi për të zënë rradhën për një abone studenti.

Në një nga qoskat në Tiranë, në qendër të saj numërohen me qindra qytetarë që presin për abone student. Të shumtë janë edhe ato që presin për abone të përgjithshme. Studentëve u duhet të presin me orë të gjata, duke lënë mënjanë orët e mësimit dhe sezonin e tyre të provimeve për ta ndjekur rregullisht . Ato presin në rradhë për një abone, që e marrin me cmim të reduktuar, me 600 lekë të reja.

Sipas burimeve të ParlerAlbania.al njoftohet se shumë prej studentëve janë nga rrethet dhe duke qenë se shpenzimet janë të shumta, duke përfshirë koston e lartë të qirave, e përfitojnë abonen e studentit, por për fat të keq u duhet të durojnë të ftohtin dhe rreshjet e shiut, duke u qullosur.

I njëjti kaos vazhdon, në sportel punojnë vetëm dy vajza dhe përballimi I njerëzve dhe për ta vështirësohet, duke qenë se rradha u shkakton stress ato nisin dhe acarohen me punonjëset e sportelit, të cilat nuk kanë asnjë faj për sa i përket rregullave të shtetit.

Albina Roshi/ Parler Albania. al

Ju mund te pelqeni dhe