Home aktualitet Alma Demiraj : Virusi nuk pyet/ Ja si i humbi prindërit prej virusit

Alma Demiraj : Virusi nuk pyet/ Ja si i humbi prindërit prej virusit

nga Parler Albania

Gazetarja, Alma Demiraj ka treguar për momentet e vështira me të cilat është hasur që nga dita e parë kur pandemia e Covid-19 preku edhe vendin tonë.

E teksa ka treguar mbi situatat e vështira ajo ka rrëfyer dhe momentin më të dhimbshëm që ka qenë humbja e të dy prindërve për shkak të Covid-19.

“Kjo ishte goditja që mora më shumë. Për një vit e ca që raportoja, nuk e kisha ndjerë frikën. Momenti që jam tronditur më shumë ka qenë shkurti. Edhe vetë profesioni na rrëmben, punojmë pa frikë, por në 21 shkurt unë humba mamin dhe 5 ditë më pas humba tim at” tregoi ajo.

Alma Demiraj e bindur thotë se do të vazhdojë të raportoj situatën e virusit në vend, për të përcjellë te publiku lajmet më të fundit rreth situatës.

“Më thanë të mos shkoj në oborrin e Infektivit, por unë vendos që të vazhdoj raportimin. Vendosa të marr prapë mjekët që trajtuan time më dhe tim at deri në momentin e fundit… Sepse jeta kështu qenka. Dhe do të vazhdoj ta bëj”tregoi ajo ndër të tjera.

Ju mund te pelqeni dhe