Home Lajme nga Vendi Kuvendi rrëzon presidentin Meta, nuk miratohet as Dekreti për Buxhetin as ai i Metrologjisë

Kuvendi rrëzon presidentin Meta, nuk miratohet as Dekreti për Buxhetin as ai i Metrologjisë

nga Aida Shtino

Paraditen e sotme presidenti i vendit Ilir Meta dekretoi emërimet e reja në qeveri, Bledi Çuçin në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomin te Bujqësia. Po ashtu Meta ka dekretuar fillimisht shkarkimin e Sandër Lleshajt nga posti që mbante, dhe lëvizjen e Çuçit në një dikaster tjetër brenda qeverisë.

Kuvendi ka votuar sot me shumicë votash dy ministrat e rinj, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, dhe ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi. Për Çuçin, dhe Ekonomin, deputetët dhanë 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim. Ndërkohë që më 101 vota pro, Kuvendi vendosi pro shkarkimit të Lleshajt nga pozicioni që mbante.

Prej ditës së djeshme, Meta u shpreh para gazetarëve se do të vepronte shpejt në lidhje me dekretimet e ministrave, sapo ato ti mbërrinin në rrugë zyrtare nga ana e kryeminsitrisë. Në këto shtatë vite qeverisje nga socialistët, Bledi Çuçi do të jetë ministri i katërt pas Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Sandër Llleshajt që do të drejtojë ministrinë e brendshme

Ju mund te pelqeni dhe