Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës, që duket se sot është nën pushtetin e ujit.
Disa prej rrugëve kryesore të saj janë nën ujë, duke e bërë të vështirë dhe lëvizjen për mjetet, ndërkohë që si gjithmonë problemante janë akset që lidhin bulevardin Vlorë Skelë me rrugën Transballkanike.
Problematike mbetet po ashtu lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia 28 Nëntori pranë kishës Ortodokse në Vlorë.