Home Analiza A është shqiponja me dy koka simbol që i përket shqiptarëve?

A është shqiponja me dy koka simbol që i përket shqiptarëve?

nga Aida Shtino

Konfliktin, mes të krishterëve, që kishin filluar të shpërndanin doktrinën e tyre dhe qytetërimit pagan, i cili nuk pranonte të shndërrohej në të krishterë, e zgjidhi mendjemprehtësia e perandorëve më të mëdhenj të Romës.

Kostandini i Madh ka hyre në histori si perandori që themeloi Kostandinopojën qytetin që trumbetoi krishterimin anembanë botës. Kostandini i Madh ishte ligjëruesi i krishterimit në Perandorinë Romake qe  i dha përhapjen më të madhe të krishterimit. Kostandini ishte ilir nga Nishi, pjesë e Dardanisë së atëhershme.

Duhet pasur parasysh se Shën Pavli themeloi një nga kishat e para në botë në Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gjë që tregon se iliret kishin filluar që ta shikonin krishterimin më me besim se pjesa tjetër e Botës.

Pra, një perandor i Romës, i cili ishte ilir me origjinë, themelon një perandori ku simbol vendos shqiponjën me dy koka. Kostandinopoja, qyteti në të cilin ai ndërton qendrën e kësaj perandorie është e rrethuar nga qytete të tjerë që dardanet kishin ndërtuar .Troja u be më e famshmja por nuk ishte qyteti i vetëm i famshëm. Megjithatë ky nuk është i vetmi ilir i cili përdori shqiponjën e cila ishte pjesë e besimeve ilire.

Pirroja i Epirit sipas historianëve latinë kishte si totem shqiponjën dhe një nga emërtimet që u viheshin atij dhe luftëtareve të tij ka qenë “shqiponjë”.

Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka përdorur këtë simbol. Këtë gjë e vërtetojnë gjetje arkeologjike të cilat janë ndërtuar nën influencën e tij.

Që shqiptaret të jenë “pronaret e ligjshëm” të simbolit të shqiponjës me dy koka, duhet që të ketë një lidhje direkte mes tyre dhe qytetërimeve të cilët e kanë përdorur për herë të parë këtë simbol.

 Gdhendjet më të lashta të shqiponjës me dy koka janë gjetur në Babiloni.

Kanë qenë hititët ata që e kanë përdorur gjerësisht këtë simbol, por mendohet se ai është trashëguar nga sumeret.

Studiuesja holandeze, Micha F. Lindemans, e cila është edhe themeluesja e një prej librarive më të mëdha të mitologjisë, jep lidhjen mes hititëve dhe shqiptareve. Ajo është një prej studiuesve të ndryshëm të cilët kanë arritur në një përfundim të tillë. “Civilizimet kryesore organizonin jetën e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqërore e politike.

Ju mund te pelqeni dhe