Home Analiza Xhubleta shqiptare edhe simbolet e saj

Xhubleta shqiptare edhe simbolet e saj

nga Aida Shtino

Planeti Tokë është pjesë e një Universi që ka si ADN të vetën valën elektromagnetike.

Shpesh here ne besimet pagane njerzit ju faleshin dhe besonin ne dukuri natyrore qe ndoshta

per ta ishin te pashpejgueshme. Dukurite natyrore ata I skalisnin ne formen e simboleve edhe

ne objekte te ndryshme qe perbenin jeten e tyre dhe perditshmerine e tyre. Per kete arsye ne ato kohera  njerzit per nje arsye qe ne sot nuk mundemi ta konceptojme, qendisnin dhe vizatonin edhe ne

veshjet e tyre simbole te ndryshme. Per nje moment te duket se ajo kohe I perkiste simbolizmit

dhe pikerisht ato simbole te qendisura ishin metafore e dickaje qe ishte shume e rendesishme

per jeten dhe per vendin ku ata jetonin.

Kete gje ne shqiptaret mundet ta kuptojme e shikojme mjaft mire duke pare veshjet e grave

tona e ketu spikat Xhubleta e grave malsore e cila është një prej vulave të fshehta universale.

Ajo me shkrimet e saj na dëshmon herë gjurmë, herë fragmente, por edhe një copëz tekst në

rastet më fatlume kur ajo eshte ruajtur me kujdes. Percetimi qe marim shpesh here per te eshte

se disa here te duket si nje kambane e disa here te tjera si nje piramidë valore ,që vesh gruan

e Alpeve dhe qe vjen prej kohërash të largëta, shumë para kohërave të besimeve monoteiste.

Një mori etnografësh e kostumologësh janë marrë me studimin e xhubletës shqiptare, por jo në

orientimin arkeologjik të origjinës se saj.

Hyjneshat në terrakotat kreto – mikenase, lidhen me kultin e amësisë, pra, me seksualitetin, si

element të perëndeshës Afërditë, kurse gjarpërinjtë që mbajnë në duar këto hyjnesha lidhen me

elementë ndëshkues ose dhe mbrojtës të kultit të perëndeshës Athina, me kultin e Gorgonave

që shndërrojnë në gur çdo gjë që shohin, nga ku buron edhe elementi i gjarprit në Egidën e

Athinasë. Perëndesha Athina, gjithashtu, në statujat e epokës klasike mban si emblemë në

gjoks kokën e Gorgonës Meduzë. Gjarpëri i mburojës quhet i Erektit.

Në disa zbulime arkeologjike në Shqipëri, janë gjetur objekte me subjekte mitologjike.

Në një pllakë terrakote, zbuluar në Durrës e shek.VI para Kr. jepet skena e Gjyqit të Paridit, ku

djaloshi i jep mollën e bukurisë Afërditës.

Po e shek. VI para Kr. gjetur në Apoloni, i takon një terrakotë e perëndeshës Artemis.

Nëpër shumë terrakota Artemisa jepet me një veshje të gjatë, me kinda që hapen teposhtë

afërsisht si xhubleta.

Në një terrakotë të Artemisës, zbuluar në Durrës, e shek. III para Kr. ajo jepet me një kostum

gjer në fund të këmbëve dhe ka në gjoks një simbol dekorativ në formë X.

Personat që e mbajnë këtë shenjë kanë pozitë të rëndësishme në mjedisin e tyre, me funksion

liturgjik. Mbi figurën e Athinasë dhe simbole të tjera kultike në kostumologjinë shqiptare, janë

prova që ndikimet e kulturës kreto – mikenase te cilat kanë depërtuar deri në Shqipërinë e

Veriut, të paktën në kostumologji, shumë përpara shek VIII para Kr. kur invazioni dorik e

shkatërroi dhe e barbarizoi kulturën e ndritur kreto – mikenase, të quajtur ndryshe edhe

minoike.

Zakonisht xhuletat klasifikohen ne disa tipe ku jane te qendisura ornamente te ndryshme qe

kane te bejne me ate simbolike qe duan te shprehin dhe aty ku besonin ato qen I kane krijuar.

Tipi I: lidhet me vijat e valëzuara, njëlloj meandre që tregon fuqinë kultike të Ujërave të ëmbla

dhe detare.

Tipi II: është floreal dhe ka të bëjë me kultin e Pemës së Jetës, që burimësojnë kultin e Tokës.

Tipi III: lidhet përgjithësisht me figurat e shpendëve, dragonjve dhe insekteve të shenjta që

tregojnë plotfuqishmërinë kultike të Ajrit dhe Qiellit.

Tipi IV: përbën ornamentikën solare, kulti i Diellit, Yjve dhe Zjarrit Kozmik.

Një kozmogoni e tillë e ornamentikës simbolike është në shumë objekte arkeologjike të zbuluara

në Shqipëri, sidomos në dy parzmore ilire prej bronxi të shek. VI para Kr. të gjetura në një tumë

të Urakës dhe një tjetër në një tumë të Matit, si dhe studiuar e botuar nga prof. Selim ISLAMI, i

cili shikon në sistemin e tyre të motiveve gjeometrike një numër simbolesh diellore, të yjve, “të

shpendëve në fluturim”, në trajta sigmoidale, ku duket “gati sinteza e artit gjeometrik ilir,

paraqitur me një sintaksë e frymë, thjesht ilire”.

Në këto parzmore sistemi dekorativ paraqet ndoshta një lloj kozmogonie ilire, edhe si koncept

mitologjik, për të paraqitur Tokën dhe Qiellin, Diellin dhe Ujët, trupat qiellorë të vendosur në

qendër të fushës së parzmoreve.

Xhubleta ngërthen disa veprimtari substanciale: Konceptimin dhe përpunimin e tekstilit,

mjeshtëritë e ndërlikuara që lidhen me argjendarinë në sistemin e stolive, pjesë e rëndësishme

e kostumit me xhubletë, qëndisjen me fije metalike të arit dhe argjendit, të rruazave me ngjyra të

shumllojshme, si dhe substancat ngjyruese që përbëjnë një kulturë tejet të veçantë; përdorimi i

ngjyrave minerale, kryesisht nga oksidet, i ngjyrave bimore, madje dhe nga gjaku i kafshëve, ku

gërshetohet njohja kimike për të siguruar rezistencën e ngjyrave dhe moszbehjen e tyre në

kohëra.

Kështu xhubleta është një pikturë lëvizëse e llojit antropomorf. Kjo veshje e veçantë, pasuri e

kulturës popullore shqiptare, është në njëfarë mënyre hartë mendore e trashëgimnive të lashta

mitike. Keshtu konceptohen kohërat dhe mendësitë mitologjike të ilirëve dhe shqiptarëve te

xhubleta që mund të metaforizohet, si Kyçi i Davidit, i cili mbyll dhe hap trashëgimitë e mëdha.

Atë që e kyç Kyçi i Davidit, nuk mund ta hapë askush dhe atë që çkyç Kyçi i Davidit nuk mund

ta mbyllë askush.

Xhubleta shqiptare malsore me formen e saj qe ulet e ngrihet vale – vale eshte nje arme

delikate bjeshke , eshte fisnikeria, eshte pasterita shpirterore, eshte hijeshia , eshte sensualiteti,

eshte vallzimi solem, eshte vitaliteti, eshte talenti , eshte pasioni, eshte daltimi, eshte sekreti,

eshte filli I jetes, eshte ninulla, eshte puthja , eshte brenga , eshte loti , eshte prehri , eshte

ngrohtesia, eshte vrazhdesia , eshte ftohtesia , eshte metafora , eshte drita e ndricimit te

koherave , eshte velloja e amazonave luftarake shqiptare, eshte historia, eshte pasqyra ku

refektohet fjoga e visareve me te vjetra e me te cmuara te kultures tone popullore me pigment Ilir.

Ju mund te pelqeni dhe