Home Lajme nga Vendi Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës,Gjykata jep vendimet per autorin dhe bashkë puntorët

Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës,Gjykata jep vendimet per autorin dhe bashkë puntorët

nga Aida Shtino

Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për ekzekutorin Ernejt Shyti dhe tre bashëpunëtorët e tij: Xhuljano Visha, Skënder Vathi dhe Leonard Xhixha.

Autori i dyshuar, Ernejt Shyti ka deklaruar përpara Gjykatës se nuk dëshiron të flasë sot mbi ngjarjen, ndërsa Xhuljano Visha i cili akuzohet për bashkëpunim nuk e ka pranuar akuzën përpara trupit gjykues.

Skënder Vathi, i cili sipas dëshmisë se 24-vjeçarit Ernejt Shyti është organizatori i vrasjes së Behar Sofisë dhe i ka premtuar 50 mijë euro të riut, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ka pretenduar se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se nuk e njeh Shytin.

Përpara hetuesve të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Xhuljano Visha, i cili sipas dëshmisë të autorit të dyshuar të vrasjes është pikërisht ky që ka kontakuar 24-vjeçarin.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se këta persona prej kohësh kanë qenë në përgjim me urdhër të prokurorisë, të firmosur nga gjyqtarja Ardiana Bere, e cila ka firmosur edhe vendimin për kontrollin e banesave të 4 të arresturve.

Gjatë paradites së sotme Gjykata e Tiranës pritet që të vlerësojnë masat e sigurisë për 4 personat e arrestuar, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar për të katër ata masën e sigurisë arrest me burg. Policia nga ana tjetër ka marrë në mbrojtje familjen e Shytit, i cili pritet që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. I riu ka thënë në dëshminë e tij se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, ndërkohë që kishte shkuar së bashku me Vishën për të bërë qitje në zonën e Krrabës, për shkak se nuk kishte përdorur asnjëherë armë në jetën e tij.

Shyti në rrëfimin e tij përpara grupit hetimor, ka treguar mënyrën sesi ka vepruar, dhe lidhjen me secili prej personave të tjerë të arrestuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pasi ka kryer vrasjen, 24-vjeçari Ernejt Shyti pasi ekzekutoi Sofinë ka bërë një inskenim duke çaluar, për ti shpëtuar kamerave të sigurisë. Por pas konsultimit me hetues anglezë, grupi hetimor ka dalë në përfundim se ky gjest i autorit ka qenë i inskenuar, në mënyrë që të vononte identifikimi i tij.

Ekspertiza e provave të gjetura në vendngjarje mësohet se është bërë në Britaninë e Madhe për të pasur edhe një rezultat më të saktë të ADN-së.

Ndërkohë Leonar Xhixha ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj por nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për të katër personat e dyshuar, që u vunë në pranga në sajë të dëshmisë së dhënë nga 24-vjeçari Shyti.

(Faxweb.al)

Ju mund te pelqeni dhe