Këtë të martë u hap tuneli numër 4 në nyjen ‘Shqiponja i cili do të bëjë të mundur qarkullimin e automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit.
Të pranisëhm në ceremoninë hapëse, ishte ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Drejtori i ARRSH Ergys Verdho dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jupi.
“Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Makinat që dalin nga Tirana që vijnë nga pallati me shigjeta apo nga ura e lidhjes me tegu kalojnë direkt te autostrada. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti. Këto tunele po hapen paraprakisht për trafikun. Ska qenë i lehtë për tu menaxhuar. Të gjithë drejtuesit do të orientohen nga policia”, tha Balluku.
Inxhinieri bëri me dije se pas dy javësh do të hapet një tjetër nënkalim i cili do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Durrësit.
“Jemi duke punuar në aksin 1 që do rregullojë trafikun për të ardhur nga tirana drejt durrësit. Është harmozinuar projekti për të zgjidhur trafikun. Faza e parë është hapja e këtij tuneli, faza e dytë do jetë javës që vjen. Faza e dytë është futja e trafikut nga astiri në sheshin shqiponja”, tha inxhinieri.
Projekti pritet të përfundojë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.
(A.D)

