Home Lajme nga Vendi Ka filluar vaksinimi I mësuesve në vend,Kushi:flet për rikthimin në bankat e shkollës

Ka filluar vaksinimi I mësuesve në vend,Kushi:flet për rikthimin në bankat e shkollës

nga Aida Shtino

Që  prej ditës së  shtunë  në  vendin tonë  ka filluar proçesi I vaksinimit tek mësuesit në  Tiranë .Pas kësaj ky proces po vazhdon në  te gjithë  vendin.Z.kryeministër nuk la pa përmendur se pas dozës së  parë  ,do të  ketë  një  furnizim tjeter te vaksines AstraZenica per dozën e dytë  të  mësuesve.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar ditën e sotme se nxënësit pritet të rikthehn në bankat e shkollës pasi të përfundojë procesi i vaksinimit për të gjithë mësuesit.

Sipas parashikimit, vaksinimi i mësuesve pritet të bëhet brenda dy muajsh, por Kushi nuk e fshehu optimizimin se ky proces do të përfundojë edhe më shpejt.

Ndër të tjera, ajo foli nga Elbasani edhe për kryfjalën e ditëve të fundit, a duhet vazhduar procesi i vaksinimit me dozat e vaksinës Astra Zeneca, duke u shprehur se përderisa OBSH sugjeron vazhdimin e procesit, nuk ka arsye përse të ndalet.

Intervista:

Kushi: Një nga kategoritë prioritare për t’u vaksinuar, përshkak se janë heronjtë tanë të sakrificës që përballen çdo ditë në vijën e parë të luftës. Më vjen mirë që ky angazhim i qeverisë shqiptare është përmbushur se prej disa ditësh, në të gjitha bashkitë e vendit ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve. Brenda një kohe të shkurtër, pasi të gjithë mësuesit të jenë vaksinuar, të rikthehemi në shkollat tona dhe vijueshmërisë së procesit mësimor.

Gjysma e mësuesve në Elbasan kanë refuzuar të vaksinohen me Astra Zeneca?

Kushi: Në dijeninë time një pjesë sapo e kanë kaluar Covid dhe për kta nuk rekom,andohet të vaksinohen tani, ndërsa pjesa tjetër është një vendim që do të merret në ditët në vazhdim. Ky proces do të zgjasë maksimumni dy muaj. Besoj se procesi do të përfundojë më shpejt.

A duhet te kenë  frikë mësuesit?

Kushi: Ne nuk jemi ekspertë të shëndetësisë, por i referohemi institucioneve zyrtare dhe për sa kohë OBSH-ja sugjeron vijueshmërinë e këtij procesi ne patjetër duhet t’i besojmë atyre dhe jo mediave dhe lajmeve që nuk janë 100% të besueshme.

Përpara nisjes së detyrës së re si Ministre e Arsimit, Evis Kushi shoqëron  shoqen e saj të ngushtë për në shkollë

(A.D)

Ju mund te pelqeni dhe