Home Bota Pas shumë vitesh aktivizohet vullkani në Islandë ,banorët bëhen kurioz dhe ikin ta shohin nga afër

Pas shumë vitesh aktivizohet vullkani në Islandë ,banorët bëhen kurioz dhe ikin ta shohin nga afër

nga Aida Shtino

Mijëra islandezë janë dyndur drejt malit Fagradalsfjall, pas shpërthimit të vullkanit.

Llava filloi të shpërthente në malin Fagradalsfjall të premten në mbrëmje, në shpërthimin e parë të këtij lloji në më shumë se 800 vjet. Lëvizja fillimisht u ndalua, por nga e shtuna pasdite njerëzit u lejuan udhëtonin drejt malit.

Ka erë mjaft të keqe. Për mua ajo që ishte befasuese ishin ngjyrat e portokallit: shumë, shumë më të thella sesa ato që prisnin“, tha një inxhinier për BCC.

Shpërthimi i vullkanit ishte paralajmëruar prej disa javësh, pasi në vend u regjistruan më shumë se 50 mijë tërmete. Rreth 300.000 metra kub llavë është derdhur, sipas ekspertëve, por shpërthimi konsiderohet të jetë relativisht i vogël dhe i kontrolluar.

Të hënën, vizitat në mal u ndaluan sërish, për shkak të niveleve të larta të ndotjes së gazit.

Ju mund te pelqeni dhe