Home Lajme nga Vendi Grabitet karburanti në Lezhë,ja sa ishte shuma e cila u mor…

Grabitet karburanti në Lezhë,ja sa ishte shuma e cila u mor…

nga Aida Shtino

Një karburant është grabitur mëngjesin e kësaj të hëne në Shën Koll, Lezhë, ndërsa bëhet me dije se persona të armatosur kanë arritur të marrin xhiron ditore të biznesit.

Grabitësit ishin të pajisur me shkop bejsbolli si dhe një pistoletë, ndërsa kanë kërcënuar rojen e karburantit. Grabitësit kanë arritur të lartgohen me një shumë rreth 1 milion lekë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Ju mund te pelqeni dhe