Home Lajme nga Vendi Basha anulloi fushatën ditën e djeshme në Fier,ja çfarë i bëjnë qytetarët sot

Basha anulloi fushatën ditën e djeshme në Fier,ja çfarë i bëjnë qytetarët sot

nga Aida Shtino

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar këtë të martë në qytetin e  Fierit pas anulimit të djeshëm. Një pritje madhështore i është bërë Bashës në rrethrrotullimin e Kolonjës, ku dhjetëra simpatizantë i dolën para makinës me flamura.

Basha zbriti nga makina për ti takuar simpatizantët e më pas të gjithë së bashku u nisën me automjete drejt qendrës së qytetit. Ndërkohë siç u lajmërua edhe dje, simpatizantët në qendër të qytetit janë duke e pritur Bashën me banderola gjigande.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryedemokrati Basha lajmëroi anullimin e fushatës elektorale në qytetin e Fierit pas ndarjes nga jeta e politikanit të njohur Bashkim Fino.

Basha në Fier: Era e ndryshimit ndihet kudo. Rinia, shpresa e vetme për ta  nxjerrë vendin nga kriza – A2 CNN

Ju mund te pelqeni dhe