Home Lajme nga Vendi Hiqet kufizimi për praninë e tifozëve, Presidenti Duka jep lajmin e mirë për sportashësit

Hiqet kufizimi për praninë e tifozëve, Presidenti Duka jep lajmin e mirë për sportashësit

nga Aida Shtino

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, pas grumbullimit të Kombëtares shqiptare të futbollit në San Marino, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila për shkak të kushteve aktuale u zhvillua përmes video-konferencës.

Në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv, u diskutuan cështje të rëndësishme të futbollit europian, sfidat që po kalon tani bota e futbollit dhe plane konkrete për të ndihmuar kthimin në normalitet në futboll.

Ndër vendimet më të rëndësishme të diskutuara në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s ishte pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020.

Ju mund te pelqeni dhe