Home Lajme nga Vendi Tronditëse/Një person vdes në urban tek Rr. e Elbasanit

Tronditëse/Një person vdes në urban tek Rr. e Elbasanit

nga Aida Shtino

Një person dyshohet se ka humbur jetën në urbanin e linjës Qendër-Sanatorium në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një person është mbuluar me çarçaf brenda urbanit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Urbani është ndaluar pranë “Rrugës së Elbasanit”, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë udhëtarët e tjerë që kanë qenë në urban, ndërkohë që ngjarja ka tërhequr vëmendjen dhe të kalimtarëve të ndryshëm.

Ju mund te pelqeni dhe