Home Lajme nga Vendi Rama do të mungojë në Asamblenë e PS-së, niset me urgjencë drejt Turqisë!

Rama do të mungojë në Asamblenë e PS-së, niset me urgjencë drejt Turqisë!

nga Aida Shtino

Mësohet se mbledhja e asamblesë që i paraprin asaj të Kongresit javën e ardhshme, do  të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Nuk dihet ende se cilat kanë qenë arsyet që  e kanë detyruar Ramën që të niset me urgjencë drejt Turqisë, dhe duke braktisur në njëfarë mënyre dhe punët e brendshme në parti.

Asambleja e socialistëve është parashikuar të mbahet sot (2 Qershor), gjatë orëve të pasdites (online), ku është kërkuar që të mblidhet dhe të paraqitet informacion në lidhje me strukturat e partisë socialiste, dhe punën që ato kanë bërë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ju mund te pelqeni dhe