Bëhet fjalë për Arben Relin, ku pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës e mori të pandehur biznesmenin Relin, pasi kishte legalizuar tre vila të pandërtuara në zonën e Farkës dhe një lokal në zonën e ish-Bllokut.
Por sëfundmi, Reli po tenton të legalizojë një hotel me 5 yje, të ndërtuar në Moravë të Korçës, edhe pse ai nuk është pronar i kësaj godine mësohet se aty janë dy pronarë të një godine ekzistuese dhe gjatë viteve të fundit është bërë një shtesë objekti nga biznesmeni Arben Reli. Pikërisht këtë shtesë objekti, Reli po kërkon ta legalizojë mbi objektin ekzistues ku pronar është edhe dikush tjetër.
Burime nga dega e ALUIZNI-t Korçë, bëjnë me dije se biznesmeni kontrovers, i akuzuar për shumë shkelje, po tenton të legalizojë objektin, duke nxjerrë jashtë loje ortakun e tij. Ky është abuzimi i fundit, i një serie shkeljesh që biznesmeni Arben Reli ka kryer në të shkuarën.
I arrestuar për ndërtim pa leje
Në 19 shkurt të vitit 2016, në zonën e Farkës, në krah të varrezave po ngrihej një kompleks me vila luksoze nga biznesmeni Arben Reli. Asokohe, Komuna e Farkës kishte marrë vendim që ndërtimi i këtyre vilave të pezullohej, për shkak se po dëmtonin planin urbanistik të zonës.
Por biznesmeni Arben Reli nuk iu bind këtij vendimi dhe për këtë arsye Policia e Shtetit e arrestoi bashkë me 4 punonjës të tij. Dosja e Relit me veprën penale “Ndërtim pa leje” parashikuar nga Neni 199/a,b i Kodit Penal, përfundoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Çuditërisht edhe pse në shkelje me rregullat urbanistike, ky kompleks vijoi punimet dhe sot ka përfunduar pjesërisht.