
Ditën e djeshme në portin e qytetit të Durrësit u kapën një sasi e konsiderueshme kokaine. Droga ishte nisur nga Amerika Latine për në shtetin tonë, trafikantët e kishin futur kokainën nëpër banane . Kjo nuk është hera e parë që kokaina apo lëndët e tjera narkotike kalohen nga porti i Durrësit me banane apo me ndonjë lloj mënyrë tjetër. Disa gazetarë dhe operatorë të cilët po filmonin kontinierin që po kontrollohej nga policia janë paralejmëruar dhe me pas u janë marrë telefonat me forcë për arsyen e fshierjeve të videove dhe më pas u janë rikthyer. Pronari i kompanisë ku u sekuestruan 11 kg kokainë Eduart Dauti , ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës, ndërsa theksoi që nuk mban asnjë përgjegjësi. Dauti ka rrëfyer se ndodhet ne Francë me familjen e tij dhe shton që nuk ka pasur asnjë dijeni se në kontierin me banane të ishte futur një sasi e tillë droge. Ky kontinier i bllokuar ditën e djeshme ka mbërritur ne portin e Durresit nga porti i Pireut në Greqi. Sasia e bananeve është blerë nga firma në një kompani tjetër në Ekuador. Vlen të thuhet se magazina e kompanisë së bananeve është kontrolluar e gjitha nga policia.