Jerina (Irene) Dushmani ishte një princeshë shqiptare, bijë e Princit shqiptar Lekë Dushmani. Ajo shpesh u krahasua me Helenën e Trojës, në fakt bukuria e saj shkaktoi në 1444 konfliktin midis Princërve të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe Princit Lekë Zaharia.
Ajo preferoi Princin Zaharia, por kjo nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili ishte i dashuruar me Jerinen dhe keshtu vrau Princin Zaharia.
Jerina nuk pranoi të martohej pas vdekjes së Princit Lekë Zaharia dhe jetoi një jetë të mbyllur si një murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke deklaruar në testamentin e saj të fundit, që eshtrat e saj të silleshin në Danja ne rrethinat e Shkodres pranë varrit të Princit Lekë Zaharia.