Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun e tyre duke përdorur dronë që fluturojnë në re dhe lëshojnë ngarkesa elektrike për të mposhtur nxehtësinë prej 50 gradë Celsius.
Sipas medieve të huaja, ata dëshirojnë ta formojnë shiun duke përdorur teknologjinë e dronit që iu jep reve një goditje elektrike, për t’i bërë retë të grumbullohen dhe të prodhojnë reshje.
EBA është një nga vendet më të thata në Tokë, dhe shpreson që teknika mund të ndihmojë në rritjen e reshjeve të pakta vjetore të saj.
