Home Analiza A e njohim ne realitetin tonë?

A e njohim ne realitetin tonë?

nga Parler Albania

Analize nga Aida Shtino

Ne jeten tone ne perpiqemi e luftojme per te realizuar enderrat tona, ato enderra te cilat ne i kemi krijuar ne baze te realitetit qe jetojme. Po kush eshte realiteti? A e dime ? A jemi ne te infomuar, se cfare po na ndodh? Disa do te thone po e dime e disa do te thone jo e ndersa disa te tjere do te lodhen duke kerkuar ate qe po na ndodh….Une bej pjese tek ata njerez qe lodhen, duke kerkuar per te zbuluar te verteten dhe serish kur arijne ne fund rifillojne nga e para, sepse nuk kane arritur asgje, por serish ata vazhdojne te kerkojne…Duke mare shkas nga realiteti qe ne te gjithe po perjetojme , shpesh here kam menduar se do ishte me mire te mos dija sesa te kisha information per cfare po na ndodh dhe e dini pse, sepse do te isha duke punuar ,pa menduar rreth te ardhmes e do te thurrja enderra si disa …Por ne keto kushte qe jam e kam te pamundur te mendoj per nje te ardhme te ndritur dhe ketu nuk dua te flas me nota pesimiste, sepse zakonisht une jam person optimist ne jete, por ky pesimizem me imponohet nga realiteti. Ky realitet I cili na ka bllokuar jeten tone ne cdo aspekt. Dhe ketu lind pyetja ,po perse ndihemi keshtu, pandemi ka pasur ne bote gjate gjithe koherave e mbas tyre eshte vaksinuar popullsia dhe njerzit nuk jane ndjere keshtu ne panik, sic po ndodh tani…po pse tani gjithe ky ndryshim, cfare ndodhi me ne tani…? Mos ndoshta tani kemi filluar te informohemi me mire dhe teknologjia luan rolin e saj ne kete gje….? Nuk di te jap pergjigje, por serish mendoj se ne nuk dime asgje se cfare po na ndodh dhe ketu e kam fjalen per te gjithe ne shumicen te cilet punojme per te jetuar. Ketu dua te hap nje paranteze dhe tiu vendos nje pyetje qe ndoshta se keni menduar, ose disa nga ju edhe mundet ta kene menduar, por nuk e kane shprehur. A mundet krijuesi yne te na kete krijuar ne kete planet qe quhet toke, qe ne te paguajme per te jetuar , duke mare parasysh sesa shume pasuri natyrore ka ky planet…? Nejse se nuk deshiroj qe t`ju fus ne te thella , por thjesht hodha nje pyetje e cila me ka shqetesuar gjithmone dhe asnjehere nuk i kam dhene pergjigje dhe sigurisht nuk kam si ti jap ,sepse pergjigjia eshte se bashku me krijimin tone si qenije me superiore te ketij planeti. Por le te mos largohemi nga ajo qe nisem dhe le te qendrojme tek realiteti yne I perditeshem i cili eshte bere I frikshem, me pasiguri per te ardhmen, i mbushur me shume kufizime, duke arritur deri ne absurditete te cilat ne nje kohe tjeter, as qe mundet ti imagjinomin se mundet te na ndodhnin…por ja qe keshtu paska qene e shkruar per ne ti perjetonim edhe keto, pervec luftrave, revolucioneve, bombardimeve, shkaterimeve, perparimeve te teknologjise, per te cilat disa shpikes do te ndiheshin edhe krenare, duke na bere vartes te saj,ja pra na duhet te kalonim edhe keto…Sot ne fakt kur hapa tv dhe degjova se edhe ketu e Shqiperi ka raste te virusit me te ri e me te fuqishem se Corona, qe quhet Delta u trishtova serish, sepse me duk se do te filloje gjithcka nga e para…kufizime,distanim social, mbyllje dhe ne fund vaksinim, sepse ai eshte i vetmi shpetimi jone per te mos u shfarosur plotesisht si qenije njerezore te ketij planeti. Dhe ketu serish hedh pyetjen , a e njohim ne realitetin tone? Si mundet ne te njohim dicka qe as qe e dime te bejme ndarjen ndermjet te vertetes dhe genjeshtres dhe e dini pse, sepse ketu ku na kane futur dhe na kane mbushur mendjen per kete te vertete, te cilen as qe mundemi ta kuptojme, sepse nuk mundemi te kuptojme dicka qe nuk e dime dhe as qe e kalojme neper mend… Per t`ju a bere me mire te kuptueshme do t`ju tregoj dicka qe mundet t`ju ndihmoje te arsyetoni disi. Nese ne njerzit qe jemi qenije tre dimensionale marim nje ushtri me milingona dhe ju vendosim balte poshte , gjethe, dege dhe ju krijojme nje ambjent per te jetuar , pastaj i mbyllim ne nje ene pej qelqi, milingonat do te vazhdojne jeten e tyre lirisht brenda saj. Ato nuk do ta kuptojne asnjehere se nuk jane te lira, por jane te mbyllura ,sepse per to ai eshte realiteti i tyre dhe e dini pse, sepse milingonat jane qenije dy dimensionale dhe nuk shikojne pertej, ndersa ne njerzit qe jemi nje dimesion mbi ta, mundet te bejme cte duam me milingonat dhe ato nuk do ta kuptojne kurre se cfare po ju ndodh, madje ne mundet te bejme cdo lloj eksperimenti me ta dhe ato serish nuk do ta kuptojne, po do te mendojne se ky eshte realiteti i tyre me te cilin duhet te perballen cdo dite. Tani qe e mendoj them me vete, sa keq per to…do te vdesin dhe nuk do ta kuptojne kurre se ku jetuan. Ketu me hyp nje frike dhe mendoj te gjithe ne…. besoj ju e kuptoni pse…gjithsesi ne do te vazhdojme te jetojme deri ne fund te vaksinuar apo jo, kjo pak rendesi ka tani dhe e dini pse…besoj e kuptuat nga sa thashe me siper,sepse ne nuk njohim realitetin tone

Ju mund te pelqeni dhe