Home Uncategorized U la i lirë për tragjedisë së Gërdecit , familja e vogëlushit të ndjerë kërkon drejtësi

U la i lirë për tragjedisë së Gërdecit , familja e vogëlushit të ndjerë kërkon drejtësi

nga Parler Albania

Avokati Geraldo Durda, vëllai i Edison Durdës, vogëlushit të vrarë teksa luante me biçikletë në rrugët e Gërdecit afër repartit ku ndodhi shpërthimi, ka reaguar pas vendimit të marrë nga GJKKO për mos rifillimin e hetimeve, për Fatmir Mediun. Durda i ka bërë thirrje SPAK që të apelojnë këtë vendim të GJKKO, pasi nëse nuk do të ketë drejtësi nga organet kopetente, avokati thotë se do të ketë vetëdrejtësi. Ai shton se kjo betejë do të vazhdojë pasi gjaku i të vëllait nuk do të bëhet kurrë ujë.

“Qetesohu Eri gjaku jot nuk behet kurr uje. Mbahu, fort lali. Ka ligj po ka dhe maliq. Ka drejtesi po ka dhe vetedrejtesi. SPAK te apeloj vendimin, te shkoj çeshtja ne apel. Nuk dorezohemi,nuk terhiqemi.Beteja vazhdon”, shkruan ai në “Facebook”.

Ju mund te pelqeni dhe