ANALIZE nga
Redin HAFIZI
Open Balkan, Open Society, Soros, Balkanic Union, or Union of the Balkan , Mini-Shengen or Mini Shenzhen. Askush nuk do t’ia dije. Bashkepunimi Shqiperi-Serbi, patjeter duhet te kaloje nga territoret tona ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni. Kur te behet verifikimi i krimeve, atehere thjesht kerkohet falje publike dhe patjeter qe do vendoset bashkepunim ne paqe.Shqiperia po boshatiset, Shqiptaret po kthehen ne skllever te pansllavizmes dhe me projektin e tij Rama kerkon gjunjezimin e Shqiptareve ne Kosove. Kryeministri antishqiptar i Shqiperise po pergatit bllokade per Kosoven. Gjithashtu sa here Rama mbledh dy anesoret e tij, Vucic dhe Zaev, takon ne fillim Alex Soros, nje kundershtar i identitetit jo vetem kombetar, por edhe personal. Ai eshte i lumtur me identitetin si djali i George Soros. Ligesia nis tek parimet dhe me pas kthehet ne veprim. Krimi ekziston kur ligesia ligjerohet dhe kjo po tentohet me idene e Bashkimit Ballkanik.Ne projektin e Rames, Shqiperia do te jete vendi i 5 oligarkeve te turizmit dhe Serbia me Maqedonine do te jene vendet e shfrytezimit te burimeve natyrore dhe njerezore me nje zhvillim normal te ekonomise. Ne Serbi dhe Maqedoni do te funksionoje ideja e prodhimit, punesimit dhe zvillimit normal me ritme natyrore. Nderkohe Shqiperia do te jete qendra e pastrimit te parave permes ndertimit te hoteleve dhe pallateve permes pese oligarkeve. Ne Shqiperi do te shkaterrohet ekonomia familjare dhe prodhimi bujqesor. Ne Shqiperi nuk do te kete punesim te vendasve, pasi ekonomia do te vendoset nen dhune oligarkike. Do te jene keta pese oligarke qe do te vendosin cmimet e shitjes ne Shqiperi te produkteve te blera me cmim normal tregu nga Serbia dhe Maqedonia. Nderkohe cmimet normale ne Serbi dhe Maqedoni do te ndikojne mundesine e punesimit te vendasve dhe ndoshta terheqje te krahut te punes nga Shqiperia (aktualisht Shqiptaret tundohen te punojne ne Mal te Zi dhe Maqedoni). Kjo politike do boshatise Shqiperine nga Shqiptaret dhe do te jete me e thjeshte qe offshoret te kthehen ne biznese te ligjshme permes pese oligarkeve dhe mbeshtetjes se politikes. Ne kete skenar, edhe nese opozita mund te fitoje, do te mbetet ne realitet nje fasade demokratike e diktatures oligarkike qe ne mandatin e trete Rama po i jep mbeshtetjen ligjore, permes miratimit te ligjeve qe nisi me parlamentin e shkuar, por edhe mbeshtetjen nderkombetare duke u fshehur pas teorise se paqja na qenka e garantuar vetem ne nje sistem te shoqerise se hapur dhe pa kufij. Ne kete skeme diabolike, te vetmit te humbur jane Shqiptaret kudo ku jetojne, madje edhe disa ne diaspore qe tashme i bejne fresk Rames per interesa personale. Rama nuk ka bese dhe kete e ka treguar. Te pabeset jane antiShqiptare, pasi ne e kemi mbrojtur besen me kode kombetare.Shqiptaret e tokes ame rrezikojne perzenien nga pronat e tyre nen kercenimin e urise, papunesise, degjenerimit, degradimit permes droges, shkaterrimit te sistemit edukativ per femijet dhe shume krime te tjera qe nje qeverri mund te kryeje. Nga ana tjeter Shqiptaret ne te gjitha trojet perreth rrezikohen te shnderrohen ne skllever te sllaveve ne rajon, pasi ekonomite e tyre nuk do te perballojne dot financimet e pansllavizmes ne ekonomi tradicionale te rajonit. Pra kuptohet se Rama po ben te pamunduren qe te ktheje Shqiptaret ne anen e gabuar te historise dhe t’i tregoje botes se kombi yne mbeshtetet vetem tek financime te mafias rajonale dhe me tej. Eshte Edi Rama qe po njollos luften dhe perpjekjet e kombit tone, vetem per ambiciet e tij personale. Nje kryeminister i Shqiperise qe kryen veprimtari anti Shqiptare mund te vihet nen akuze per tradheti. Ne shekuj tradhetia eshte denuar ne menyren me te drejte ne Shqiperi.Kur flasim per skllaverim te Shqiptareve ne Ballkan, Rama po krijon nje bllokade gjunjezuese per Kosoven. Rama kerkon te gjunjezoje jo politiken e Kosoves, por ai kerkon te skllaveroje Shqiptaret e Kosoves. Rama i trembet Dardaneve, pasi kane nje histori pathyeshmerie dhe jo vetem. Dardanet kane karakterin dhe trashegimine e gjalle te Skenderbeut. Ata dine te ngrene krye. Ata dine te rrezojne te korruptuarit dhe e kane treguar me force. Ata nuk dhunohen deri ne ngordhje te nervit te kryengritjes sic ka ndodhur me Shqiptaret ne memedhe. Rama i urren Shqiptaret ne pergjithesi, por me shume e trembin ata qe jetojne ne Kosove, ne shtetin me te ri ne bote. Permes te ashtuquajturit Bashkimi Ballkanik, Kosova humbet rolin e bashkebiseduesit per njohjen e pavaresise. Nderkohe BE vazhdon bisedime per njohjen e Kosoves si shtet nga Serbia, por ideja e Rames me Bashkimin Ballkanik, jo vetem qe del kunder deklarates se Amerikes ne praktike dhe kunder idese se bisedimeve te BE, qe ende mbeten teorike, por sakrifikon gjithe kombin Shqiptar, per te shpetuar presidentin e Serbise, pasi ky eshte zar i Soros dhe DASH beson se permes Vucic, Serbia do dale nga kthetrat e Rusise. Kjo eshte loja e gabuar komplet antishqiptare. Duhet te jemi naive nese mendojme se sherbimet Ruse nuk e kane kapur kete strategji te trashe. Patjeter qe Ruset po e nxisin nga ana tjeter qe kjo te ndodhe, pasi per ata problem shfaq vetem struktura, parimet dhe vlerat Amerikane. Nese interesat Amerikane do te perfaqesohen nga nje matrapaz nderkombetar si George Soros, atehere Ruset nuk e kane te veshtire qe te bejne Vucic t’i perqafoje perfundimisht. Ne kete rast do te humbasin serisht Shqiptaret, pasi do te mbeten me njollen e ekonomive mafioze te pajustifikuara dhe pa burimet e duhura bujqesore dhe industriale qe sot i marrin nga Serbia dhe Maqedonia. Imagjinoni qe ne Shqiperi mjelli vjen nga Serbia…