Home Bota Pas padisë nga Scarlett Johansson,reagon kompania “Disney”

Pas padisë nga Scarlett Johansson,reagon kompania “Disney”

nga Albina Roshi

Së fundmi aktorja Scarlett Johansson ka ngrejtur një padi ndaj “Disney’ për prishje kontrate.

Scarlett ka deklaruar se në fillimet e kontratës “Disney’ ka nënshkruar që ajo do të merrte fitimet nga shikueshmëria e filmit, por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu. Gjithashtu Johansson u shpreh se ka humbur rreth 50 milionë dollarë si pasojë e prishjes së kontratës.Menjëherë pas deklaratës së aktores, përfaqësuesit e “Disney” kanë reaguar duke hedhur poshtë cdo akuzë.“Nuk ka asnjë bazë për këtë dosje.Disney i është përmbajtur plotësisht kontratës me znj.Johansson dhe për më shumë, publikimi i Black Widow në Disney, me ‘Premium Access’ ka rritur ndjeshëm aftësinë e saj për të fituar kompensim shtesë përvec 20 milionë dollarëve që ka marrë deri më sot”, thuhej në deklaratë.

Ju mund te pelqeni dhe