Aktorja Sharon Stone ka rrëfyer se se po kërcënohet me punën e saj pasi bëri kërkesë që të gjithë ata që punojnë me të, të jenë të vaksinuar kundër Covid-19.
Në një video, Sharon ka treguar se i është ofruar një punë në Atlantë,por refuzon të punojë nëse stafi nuk vaksinohet. “Ata nuk garantojnë që të gjithë në shfaqjen tonë të jenë të vaksinuar. A do të shkoj në punë para se të vaksinohen të gjithë në emisionin tim? Jo. Jo, nuk do të shkoj.A po më kërcënojnë se do të humbas punën? Po.”, deklaroi aktorja.