Home Bota Po ndiqeshin nga policia vdesin dy të persona nga shpejtësia

Po ndiqeshin nga policia vdesin dy të persona nga shpejtësia

nga Parler Albania

Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë  në Wolverhampton të Anglisë. Dy personat u konfirmuan të vdekur pasi një “Audi” u shkatërrua totalisht, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia.

Autoritetet britanike, bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë një hetim në lidhje me reagimin e policisë.

“Erdhën menjëherë shumë policisë dhe një ambulancë. Ishte një përplasje e tmerrshme. Ne këtu nuk kemi pasur aksidente prej vitesh”, tha një banor i zonës ku ndodhi aksidenti.

“Përplasja ishte fatale dhe për pasojë të dy personat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po kryejnë një vlerësim të rrethanave të ngjarjes pas referimit nga policia”, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

Ju mund te pelqeni dhe