Lot gëzimi në familjen e Ruzhdie Balliut e kthyer nga Siria gjatë ditës së djeshme, në mesin e 19 personave të riatdhesuar nga kampet e ferrit.
Mamaja e saj Salushe Seferi, 90 vjece, me lot në sy shprehet e gëzuar që iu rikthye vajza nga Siria, megjithëse i dukej e pabesueshme, pasi i kishin humbur kontaktet mes tyre që prej vitit 2014. 90-vjeçarja, e cila prej disa vitesh ka humbur shikimin, shihet teksa buzëqesh lehtë për rikthimin e vajzës së saj, të cilën nuk ka mundur që ta përqafojë ende.
I gëzuar flet edhe vëllai i saj Shefqet Seferi, i cili shumë here nëpërmjet kamerës së Fax Neës ka kërkuar rikthimin e motrës në Shqipëri.
Ruzhdie Balliu ndodhej në kampin famëkeq “Al-Hol”në Siri, që vitin 2014, kur shkoi sëbashku me bashkëshortin e saj Ali Balli, në kërkim të djalit të tyre, i cili ishte larguar më herët drejt shtetit Islamik.
Por përpara se të mbërrinin prindërit e tij në Siri, Idajet Balliu ishte vrarë, ndërkohë që njihej ndryshe dhe si krahu i djathtë i Lavdërim Muhaxherit.
Pasi mbaroi lufta Ruzhdia gjendej në kampet, ndërsa bashkëshorti Aliu nuk dihet nëse është gjallë apo në ndojë kamp tjetër.
Idajet balliu u vra paraditen e 15 gushtit 2014 në Aleppo të Sirisë gjatë betejës më të ashpër të Aleppos. Balliu i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.