Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar këtë të hënë për herë të parë, teksa vendi ynë përballet prej disa ditësh me situatën e vshtirë të vatrave të zjarrit që kanë shpërtyer përreth Shqipërisë.
Kryeministri ka postuar një video në Facebook, ku ka shprehur mirënjohje Forcat e Ushtrisë dhe Trupat Rangers.
https://www.facebook.com/watch/?v=547284016314621
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”, shkruan Rama.
Prej disa ditësh tashmë Shqipëria po përballet me vatra të shumta zjarresh përreth vendit. Banorët e zonave kanë ngritur shpesh shqetësimin për mungesën e mjeteve zjarrfikëse të nevojshme për shuarjen e flakëve, prandaj dhe shumicën e rasteve banorët kanë dalë vete në terren për të shuar flakët. Një nga vatrat më problematike është ajo në Karaburun, e cila ka i është afruar shumë bazës së Pashalimanit.