Home Lajme nga Vendi Aksident i frikshëm në Vlorë, mjeti bie nga 30 metra lartësi dhe përfundon në përrua

Aksident i frikshëm në Vlorë, mjeti bie nga 30 metra lartësi dhe përfundon në përrua

nga Parler Albania

Një aksident i frikshëm është shënuar këtë mesditë në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në qytetin e Vlorës.

Makina ku ishin duke udhëtuar dy të rinj ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash në përrua, ndërkohë që për fatin e mirë të tyre, shoferi dhe pasagjeri kanë dalë pa lëndime.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë që mjeti ndodhet ende në kanal.

Ju mund te pelqeni dhe