Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet që në vijim të marrë në pyetje 5 gratë të cilat këtë dielë u kthyen në Shqipëri nga Siria. Burime nga SPAK bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Elvis Myrta se gratë do të merren në pyetje këto ditë, ku prokuror të stukturës antikorrupsion do shkojnë në qendrën e posaçme në Durrës për t’i marrë ato në pyetje.
Përmes marrjes në pyetje SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Gjithashtu do kërkohet informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar ato të klojnë nga Shqipëria në Turqi me destinacion final Sirinë.
Një tjetër çështje me rëndësi pëur hetimin, i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish- prokurorisë për krimet e rënda, ka të bëjë me faktin se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Për të hedhur dritë mbi këta persona hetuesit e SPAK i kanë sytë tek: Brunilda Koçollari; Emanuela Vladi; Ruzhdije Balliu; Lavdie Kaca dhe Klotilda Zani.
5 Gratë sëbashku me fëmijët e tyre menjëherë pasi mbërriten në rinas u dërguan në Durrqs, ku do të qqndrojnë për disa ditë në karantinë e ku do u bëhen të gjitha trajtimet mjekësor dhe psikologjike.
Procesi i rehabilitimit të tyre padyshim nuk do të jetë i lehtë, pasi “ferri” që ato kanë parë me sy do të duhet kohë që të lihet pas krahëve, pa harruar faktin se një pjesë e tyre, të rriturat kanë ikur me dëshirën e tyre në Siri. Ndërkohë, shefi i antiterrorit Gledis Nano pas riatdhesimit të 5 grave dhe 14 femijëve te tyre u shpreh se burrat e tyre ose janë vrarë, ose gjenden në burgjet e Sirisë.