Aktorja e njohur ka bërë vaksinën e Covid-19 kohë më parë dhe është një nga personazhet e njohur pro vaksinimit të të gjithëve. Për këtë arsye ajo ka marrë të gjitha masat që nevojiten për të qenë e sigurt.
Në një intervistë për InStyle ajo ka thënë se nuk takon më disa persona me të cilët shihej çdo javë vetëm se ata janë kundër vaksinës dhe nuk e kanë bërë atë:
“Ne të gjithë u bombarduam me lajme, me ankth, panik përgjatë pandemisë dhe shpresonim të zgjoheshim një ditë nga gjumi e të dëgjonim diçka shpresëdhënëse. Ajo që morëm, ishte akoma më shumë çmenduri.
Ka akoma një grup të madh njerëzish që janë kundër vaksinës ose thjesht nuk dua të dëgjojnë faktet. Është turp i madh. Kam humbur disa njerëz që i takoja thuajse çdo javë, vetëm sepse nuk kanë bërë vaksinën”