Home Lajme nga Vendi Pamje dramatike të zjarrit në Gjormë, banorët lihen në ‘mëshirë të fatit’, nuk ndërhyn dot as helikopteri

Pamje dramatike të zjarrit në Gjormë, banorët lihen në ‘mëshirë të fatit’, nuk ndërhyn dot as helikopteri

nga Parler Albania

Ditën e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës vatrat e zjarrit u aktivizuan duke bërë që flakët të digjnin sipërfaqe të tëra toke, kasolle bagëtish dhe të rrezikohen 10 shtëpi të zonës.

Helikopteri u nis me urgjence drejt vendngjarjes për ndërhyrje nga ajri por burime bëjnë me dije se nuk ka mundur të futet në zonë dhe situata duket tepër dramatike. Bashkia e Selenicës kërkoi ndihmë nga Bashkia e Vlorës për ardhjen e zjarrëfikëses pasi ajo e tyre nuk funksiononn dhe banorët e zonës filluan të merrnin masa vetë kur panë që flakët po afroheshin drejt banesave dhe gjithçka po dilte jashtë kontrollit.

Nuk dihet si do të agravojë situata por nga pamjet e siguruara nga Fax News shihet qartë se flakët po përhapen me shpejtësi të frikshme dhe akoma nuk mësohet të jetë marrë masë për evakuimin e banorëve.

Kujtojme se kjo Bashki prej vitesh ka qenë e djathtë dhe sot në këtë situatë alarmante gjithkca është lënë në mëshirë të fatit pa u kryer ndërhyrjet e nevojshme nga forcat emergjente.

Ju mund te pelqeni dhe