Home Analiza Jugu, blloku i Shqipërisë.

Jugu, blloku i Shqipërisë.

nga Parler Albania

Nga Genc Seiko

Ashtu si në bllok, jugu i Shqipërisë është kthyer në një zonë ekskluzive e vip-ave shqiptarë dhe të huaj. Aty gjen diplomatë, artistë, politikanë, oligarkë e trafikantë që normalisht gjatë vitit i gjen në bllok. Edhe “pjeshkat” e bllokut gjatë verës shtegtojnë në jug. Fotot dhe videot e influencers-ave që pushojnë në Shqipëri janë nga Vlora e poshtë. Sepse nga Semani e lart pushojmë ne që marrim bukën me vete.

Në jug gjen çmimet, luksin dhe harbimin e bllokut. Aty rrobat e banjos origjinale mbulojnë ccat dhe bthët fallco. Të gjesh parkim është e pamundur. Por dhe nëse gjen, kujt ja mban t’a parkojë në hapsirën midis Ferrarit me targa angleze dhe Lambos që ka ardhur nga Spanja?

Gjashtë orë rrugë bëhen për të bërë dy foto në jug. Njëra para detit e tjetra para pjatës. ‘Po kënaqemi në Palasë’. Po të ishe duke u kënaqur nuk do ndaloje për të bërë video çdo 30 min.

Më pëlqen jugu. E vizitoj çdo vit. Nuk më pëlqen ajo çfarë po ndodh me të. Bukuria e tij i përket të gjithëve. Jo vetëm atyre me xhepin plot e zemrën bosh.

Ju mund te pelqeni dhe