Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit. Zjarri ndihmohet nga era dhe po fiton terren.
Në ndihmë të efektivëve të Selenicës kanë shkuar edhe një automjet i zjarrfikëses së Vlorës. Ndërkohë sipas zjarrfikësve në terren nuk ka banesa që rrezikojnë por mbeten rrezik puset e naftës.
Ndwrsa mbrëmjen e sotme prefekti Mamaj ka thirrur një mbledhje me emergjencat civile për të koordinuar punën. Nesër në mëngjes pritet të ndërhyhet me forca të shtuara në malin e Karaburunit, ku zjarri po i afrohet edhe më shumë pyllit me pisha të parkut. Sipas informacioneve nesër do të ketë mobilizim të të gjithë strukturave ndërsa dl të vijnë ndihma nga të gjitha bashkitë e Jugut.