Home Lajme nga Vendi Rrugët e Tiranës nuk pastrohen, tejmbushen koshat në derë të shtëpive në Shkozë, banorët: Nuk vjen askush ti zbrazë, shkaktojnë shumë erë të keqe

Rrugët e Tiranës nuk pastrohen, tejmbushen koshat në derë të shtëpive në Shkozë, banorët: Nuk vjen askush ti zbrazë, shkaktojnë shumë erë të keqe

nga Parler Albania

Zonat periferike të kryeqytetit janë tejmbushur nga mbeturina të cilat hidhen vend e pa vend duke shkaktuar erë të pakëndshme dhe banorët janë tepër të shqetësuar.

Nga pamjet e siguruara nga Fax News shihet se si në një lagje të Shkozës, koshat janë mbushur me mbeturina dhe nuk merret asnjë masë për ti zbrazur. Janë vetëm dy kazanë të vendosur në kryqëzim të rrugës ku kalojnë shumë makina dhe këmbësorë dhe për të gjithë lagjen e cila ka një numër të konsiderueshëm banorësh.

Pastrimi i tyre bëhet shumë rrallë duke bërë që situata të rëndohet. Banorët shprehen se këto plehra arijnë shumë pranë banesave të tyre duke shkaktuar aromë të pakëndshme. Ata kërkojnë që të vendosen në vende më të përshtatshhme që të ketë hapësirë të mjaftueshme për ti hedhur dhe të shtohen në numër.

“Janë shumë afër, mbeturinat përtokë, Bashkia bën rrugën por nuk e dimë se kur do i vendosë këta kazanat.
Na vijnë mbeturinat në derë, vjen shumë erë e keqe. Vijnë shumë rralë, ato duhen pastruar përditë. Është shumë lagje e populluar “
– u shprehën banorët.

Ju mund te pelqeni dhe