Home Lajme nga Rajoni Kompania kosovare dhuron ujë falas për qytetarët që presin në radhë të kalojnë në Morinë, punonjësi: Uji edhe i freskon edhe sevap i madh

Kompania kosovare dhuron ujë falas për qytetarët që presin në radhë të kalojnë në Morinë, punonjësi: Uji edhe i freskon edhe sevap i madh

nga Parler Albania

Punonjësit e  një kompanie kosovare të prodhimit të ujit të pijshëm nga Prizreni, kanë shpërndarë shishe me ujë falas për të gjithë qytetarët që presin në radhë të kalojnë kufirin me Shqipërinë.

Në një prononcim për media punonjësi i kompanisë shprehet se dhurimi i ujit për qytetarët që presin të kalojnë kufirin në këto ditë të nxehta është sevap dhe këtë aktivitet ata e ushtrojnë prej 4 vitesh tashmë.

“Vapë, i nxehti i madh, kemi dal me i fresku qytetarët e Kosovës që shkojnë dhe vijnë. Uji në këtë kohë edhe i freskon edhe sevap i madh.

Kosovë, Shqipni nuk bëjmë ndasi, e bëjmë në sezon të verës që katër vite me radhë”, shprehet një prej punonjësve të kompanisë që po shpërndan ujë.

Ju mund te pelqeni dhe