Home Lajme nga Vendi Atentat me armë zjarri në Shkodër, një 23-vjeçar qëllohet me breshëri automatiku teksa po lëvizte me makinë

Atentat me armë zjarri në Shkodër, një 23-vjeçar qëllohet me breshëri automatiku teksa po lëvizte me makinë

nga Parler Albania

Policia e Shkodrës ka bërë me dije se në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur i plagosur me armë zjarri shtetasi 23-vjeçar Paulin Harusha. Sipas të dhënave paraprake policia deklaron se 23-vjeçari është plagosur në rrethana të paqarta duke udhëtuar me automjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarjedhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të  Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ju mund te pelqeni dhe