Home Lajme nga Vendi Zjarri në tunelin e Kalimashit, flet nga terreni Safet Gjici: Situatë e vështirë, po mundohemi të krijojmë një bllokadë për të ndaluar përhapjen e flakëve

Zjarri në tunelin e Kalimashit, flet nga terreni Safet Gjici: Situatë e vështirë, po mundohemi të krijojmë një bllokadë për të ndaluar përhapjen e flakëve

nga Parler Albania

Vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit vijon të jetë ende aktive. Flakët kanë përparuar ndjeshëm pasditen e sotme duke u kthyer dhe në një rrezik potencial dhe për përdoruesit e rrugës.

Në një lidhje telefonike nga terreni për FaxNews, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, bëri me dije se situata është e vështirë, por zjarrfikëset në terren po mundohen të bëjnë një bllokadë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe me mbërritjen e Forcave të Armatosura dhe ndihmat e nisura prej Kosovës, Shkodrës dhe lezhës të bëhet më pas shuarja e flakëve.

“Situata është e vështirë por jemi organizuar mirë me shumë zjarrfikëse. Po presim gjithashtu mbërritjen e Forcave të Armatosura dhe ndihmat që pritet të vijnë nga Kosova.

Është situata shumë e vështirë pasi zjarri është shumë afër tunelit, por ne kemi bërë një bllokadë me rreth 6 zjarrfikëse për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të bërë më pas shuarjen e tyre.

Kjo situatë ka rreth katër pesë ditë, por tashmë zjarri është afruar shumë pranë tuneli të Kalimashit.

Helikopteri bëri punën e vet na ndihmoi deri diku, por tani jemi në këtë situatë që jemi dhe  jemi mobilizuar për ta ndaluar përhapjen e zjarrit, për tu mobilizuar më pas gjatë mëngjesit”, theksoi Gjici.

Ju mund te pelqeni dhe