Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për biznesmenin Denis Doda, pasi në një kontenier që transportonte peshk për kompaninë e tij u gjet një sasi prej 7 kilogramë kokaine.
Doda i ka mohuar vazhdimisht akuzat duke thënë se ai mban përgjegjësi vetëm për ngarkesën e tij, dhe jo për kontenierin.
Policia e Kufitare e Porti të Durrësi sekuestroi 4 ditë më parë një sasi prej 7 kg kokaine, në të cilën ishte vendosur dhe një GPS për të kontrolluar lëvizjen.
Kokaina vinte nga Ekuadori dhe ishte e fshehur në pjesën e kapakëve të ventilimit të kontejnerit. Ajo ishte e ndarë në 7 pako me peshe totale 7 kg. Kontejneri ishte i stivosur në zonën e kontejnerëve me risk, ndërsa sinjalizimi për policinë shqiptare ishte dhënë nga DEA Amerikane, e cila kishte vendosur dhe GPS në kokainë. Ndërkohë që vijojnë kontrollet në kontejnerin e kompanisë ‘Fish Co’.
Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu administratori i saj, Denis Doda, 35 vjeç
Denis Doda rezulton edhe bashkëpronar i dy kompanive të tjera me seli në Durrës që merret me impor-eksportin e peshkut. Doda rezulton bashkëpronar i tyre me dy shtetas të ndryshëm italian.