Home Lajme nga Rajoni Me bikini të kuqe! Njihuni me policen më seksi nga Kosova

Me bikini të kuqe! Njihuni me policen më seksi nga Kosova

nga Parler Albania

Linda Aliu njihet jo vetëm për profesionin e saj si police, por edhe për linjat trupore seksi, të cilat i ekspozon me anë të fotove dhe videove që publikon në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi, Aliu ka ndarë me ndjekësit disa imazhe e veshur me bikini dhe duket në super formë. Ajo ka pozuar në këmbë duke treguar jo vetëm fizikun elegant e të tonifikuar, por edhe muskujt e barkut që vihen re lehtësisht.

Aliu tërheq gjithnjë vëmendje me pozat seksi në Instagram, të cilat nuk kalojnë pa marrë mijëra pëlqime e komente.
Në vitin 2016, imazhet e saj u bënë virale në rrjet e madje edhe mediat e huaja nisën të shkruanin për “policen seksi nga Kosova”. Më parë, Aliu ka punuar si rrobaqepëse në një fabrikë e më pas zgjodhi që të studionte për të punuar si police. Pasi mbaroi akademinë, ajo punoi si police rrugore në fshatin Gadimja në Kosovë.

Në atë kohë, Linda i falënderoi të gjithë ata që e uruan për punën e re, duke shtuar se kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e saj.





Ju mund te pelqeni dhe