Home Lajme nga Vendi Shkrumbohet një banesë nga zjarri në Elbasan, policia dhe zjarrfikëset me urgjencë drejt vendngjarjes

Shkrumbohet një banesë nga zjarri në Elbasan, policia dhe zjarrfikëset me urgjencë drejt vendngjarjes

nga Parler Albania

Një banesë në fshatin Lleshan, të Elbasanit, është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht pasditen e sotme. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit H.M., rreth 70 vjeç, por fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Lleshan, Elbasan,  në banesën e shtetasit H.M., rreth 70 vjeç, ka rënë zjarr dhe si pasojë banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. 

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ju mund te pelqeni dhe