Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës mbrëmjen e sotme, ku një punonjës i një gomisterie ka rënë nga lartësia teksa ishte duke u përpjekur të vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë.
Shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, ka marrë plagë të shumta pas rënies nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.