Lionel Messi ka mbërritur mbrëmjen e sotme në hotelin “Royal Monceau” në Paris pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore te Paris Saint-Germain.
Në videot që vijnë nga Franca shihet teksa argjentinasi pritet mes brohoritjesh dhe nga mijëra tifozë në hotelin ku do të qëndrojë.
Ndërkohë që një konferencë shtypi është caktuar mëngjesin e ditës së nesërme në stadium, ku sipas të gjitha gjasave do të bëhet prezantimi i Messit te PSG.
‘Pleshti’ do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, ndërkohë që do të përfitojë 35 milionë euro në sezon, plus bonuset.