Home Bota Kylie Jenner feston ditëlindjen, mbushi… vjeçe. “Nuk jeni të shëmtuar, jeni thjesht paksa të varfër”, transformimi i modeles ndër vite

Kylie Jenner feston ditëlindjen, mbushi… vjeçe. “Nuk jeni të shëmtuar, jeni thjesht paksa të varfër”, transformimi i modeles ndër vite

nga Parler Albania

Kylie Jenner festoi të martën 24-vjetorin e lindjes, me rastin e të cilit ndau me fansat në “Instagram” një sërë fotografish joshëse, ku u shfaq me një fustan nghyrë menteje të ngjitur pas trupit.

“E gëzofsha 24-vjetorin”, mbishkroi sipërmarrësja poshtë serisë së fotografive, ku nuk krahasohet me pamjet e vjetra, kur u shfaq për herë të parë si një yll i ri në Keeping Up ëith the Kardashians.

Ndërsa shumë fansa nxituan t’i urojnë Kylie kthime të lumtura, disa u mrekulluan nga fakti se sa ndryshe duket ylli dhe një përdorues i Instagramit komentoi thjesht: ‘Ju keni ndryshuar aq shumë.’

Motra e saj, Kim Kardashian-i gjithashtu postoi një seri fotografish “throëback” të martën për të festuar ditën e madhe të Kylie.

“Gëzuar ditëlindjen Ky!!! Të dua shume! Ti gjithmonë do të jesh motra ime dhe unë jam këtu për ty pavarësisht gjithçkaje”, ka shkruar Kim.

Në këto foto, e reja duket një milion vite dritë larg figurës joshëse që u shfaqet 256 milionë ndjekësve në Instagram.

Kylie vazhdimisht ka tronditur fansat me pamjen e saj të ndryshueshme dhe ka pranuar se kishte vënë mbushës në buzë kur ishte vetëm 15 vjeçe, duke thënë në atë kohë: “është thjesht një pasiguri e imja dhe është ajo që doja të bëja.”

Miliarderja u shfaq për herë të parë në ekranet si një 10-vjeçare me fytyrë të freskët dhe shikuesit e KUËTK kanë sugjeruar prej kohësh që pamja e saj ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë viteve.

Mes spekulimeve të mediave, Kylie fillimisht mohoi marrjen e injeksioneve, duke ia dhënë meritat liner-it të aplikuar me kujdes të buzëve për të theksuar hundën e saj.

Ju mund te pelqeni dhe