Një burrë është akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Megan Newborough, e cila u gjet e vdekur në një korsi fshati në Leicestershire të Dielën.
Policia tha se në lishje me ngjarjen kishte akuzuar Ross Macullam, 29 vjeç, nga Coalville, i cili është caktuar në paraburgim. Ai u arrestua gjithashtu nën dyshimin për përdhunim dhe është liruar nën hetime lidhur me këtë çështje.
Familja e Megan i bëri nderimet e rastit “vajzës së tyre të çmuar” e cila u raportua e zhdukur të shtunën para se trupi i saj të zbulohej në një rrugë pranë fshatit Woodhouse Eaves në orët e para të së dielës.
Në një deklaratë, familja e Newborough tha: “Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa të zemëruar dhe të shkatërruar jemi ne si familje. Megan-i ishte personi më bujar, i dashur dhe i kujdesshëm dhe na është grabitur vajza jonë e çmuar. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë deri më tani, por kërkojmë që të na lejohet të vajtojmë të qetë”.
Policia e Leicestershire ka apeluar për këdo që ka parë një Citroen C3 të bardhë që udhëtonte midis Coalville dhe Loughborough t’i kontaktojë, dhe kërkon këdo që mendon se mund ta ndihmojë hetimin, t’i kontaktojë në faqen e tyre të internetit duke cituar incidentin 500 të 7 gushtit, ose të telefonojë në numrin 101.